A duhet ta fal namazin kur kam ushqimin para?

Hyrja në namaz kur ushqimi eshte prezent, apo duke kur ndien uri dhe nevojën per kryerjen e jashteqitjes

I Dërguari I Allahut alejhi selam ka thene: “S’ka namaz gjatë pranisë së ushqimit dhe as duke i duruar dy jashteqitjet.” (Muslimi)
Po ashtu thotë: “Kur të shtrohet darka dhe të filloj namazi, atehere filloni me ushqimin para se të faleni!” (Buhariu dhe Muslimi)
Shejh Sulejman Er-Ruhajlij (Allahu e ruajttë) shpjegon: “Në këtë rast i jepet përparësi ushqimit, edhe nëse i ikën namazi me xhemat, por kjo kufizohet me disa kushte:
1. Shtrimi i ushqimit të mos bëhet qëllimisht në atë kohë.
2. Njeriu duhet te jetë i uritur.
3. Ushqimi të jetë prej llojeve të tij të preferuara.
Durimi i jashteqitjes është dy llojesh:
1. I lehtë, gjatë të cilit njeriu e di se çfarë është duke bërë në namaz. Ne nje rast te tille eshtë e papelqyer për njeriun që të falet në këtë gjendje.
2. I rëndë, që e shpërqendron njeriun aq shumë, saqë nuk e di se çfarë është duke falur. Ne nje rast te tille eshte e ndaluar (haram) për të të falet në këtë gjendje.”

(Sherh Adab El-Meshj ila Es-Salah)

You may also like...