7 persona do të jenë nën Hijen e Allahut

Transmetohet prej Ebu Hurejres -Allahu qoftë i kënaqur prej tij- se pejgamberi -paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe familjen e tij- ka thënë:
“7 persona (palë njerëzish) do të jenë nën Hijen e Allahut, ditën që nuk ka hije veç Hijes së Tij:
1- Prijësi i drejtë.
2- I riu që rritet me adhurimin e Allahut.
3- Personi që zemrën e tij e ka të lidhur me xhamitë.
4- Dy persona që u deshën për Hirë të Allahut, i bashkoi dhe i ndau dashuria për Hirë të Tij.
5- Një person të cilin e fton (për të bërë zina, imoralitet) një grua me pozitë dhe e bukur, e ky i thotë: “Unë i frikësohem Allahut!”.
6- Një person që jep Sadaka (lëmoshë) dhe e fsheh atë derisa dora e tij e majtë nuk e di se çfarë dha dora e djathtë.
7- Një person që përkujton Allahun kur është vetëm dhe sytë i lotojnë”.

Transmeton imam Buhariu dhe Muslimi -Allahu i mëshiroftë dhe me ta në xhennet na bashkoftë.
©xhamiambret.com

You may also like...