6 porosi të arta Profetike

Transmetohet prej Sahabiut të nderuar Ebu Dherr El Gifarij (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) se ka thënë:

“Më porositi i dashuri im i afërt (pejgamberi Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe familjen e tij) që të mos shikoj atë person që është më lart meje (në pasuri), por të shikoj atë që është poshtë meje.

Më porositi t’i dua të varfërit dhe t’u qëndrojë afër atyre.

Më porositi t’i mbaj lidhjet farefisnore edhe nëse ata (të afërmit) më kthejnë shpinën.

Më porositi të mos i frikësohem në rrugë të Allahut qortimit të qortuesit.

Më porositi t’a them të vërtetën edhe nëse është e hidhur.

Më porositi të them sa më shumë “La haule ue la kuuete il-la bil-lah” (Nuk ka ndryshim dhe forcë vetem se prej Allahut) sepse ajo është thesar prej thesareve të Xhennetit”.

Hadithin e ka saktësuar imam Albani -Allahu e mëshiroftë atë dhe të gjithë dijetarët e tjerë-.

You may also like...