5 veprat që keshilloj profeti Muhamed alejhi selam

Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij), se i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem), ka thënë:
“Kush i merr nga unë këto fjalë dhe punon me to, ose mëson të tjerët që të punojnë me to?”
Ka thënë Ebu Hurejra: Thashë, unë o i Dërguari i Allahut. Më kapi për dore dhe numëroi pesë gjëra:
” Ruhu prej haramit, do të jesh më i devotshmi prej njerëzve!
Kënaqu me atë që të ka caktuar Allahu, do të jesh më i pasuri ndër njerëzit!
Sillu mirë me fqinjin, do të jesh besimtarë i vërtetë!
Dëshiro për njerëzit atë që ia dëshiron vetes, do të jesh musliman i vërtete dhe mos qesh shumë, sepse të qeshurit e shumtë e mbyt zemrën!”

Termidhiu dhe Albani në Sahihu Tergib/ 2567 hadithi është i mire

You may also like...