3 veprat që e fusin gruan në Xhenet

Nga Abdurrahman ibën Aufi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:

“Nëse gruaja i falë pesë namazet e detyrueshme, e agjëron muajin (e Ramazanit), e ruan nderin dhe i bindet bashkëshortit të saj, asaj i thuhet (në Ditën e Gjykimit): Hyr në xhenet (parajsë) nga cila derë dëshiron të hysh.”

E ka transmetuar imam Ahmedi (Allahu e mëshiroftë!) në “Musnedin” e tij me nr. 1660 dhe Et Taberani në “El Eusat” me nr. 4598. Shejh El Albani në librin “Edabu ez zefaf” f. 286 ka thënë: “Ky hadith është ose i mirë (hasen), ose i saktë (sahih).

You may also like...