3 punët më të dashura për Allahun e Madhëruar

  1. Puna më e dashur për Allahun është falja e namazit në kohën e tij.

Transmetohet nga Abdullah ibën Mes’udi, Allahu qoftë i kënaqur me të, se ka thënë: “E kam pyetur Pejgamberin (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem): Cila është puna më e dashur për Allahun? Pejgamberi (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) tha: “Falja e namazit në kohën e tij.” (Trans Buhariu, kapitulli “Kohët e namazit”).

Fjala: “Falja e namazit në kohën e tij.” Do të thotë se për çdo namaz ka kohë të caktuar dhe nëse i kalon koha, të kalon namazi. Allahu i Plotfuqishëm do që namazi të falet në kohën e tij të caktuar e jo jashtë kohës së tij.

  1. Puna më e dashur për Allahun është respektimi i prindërve.

Transmetohet nga Abdullah ibën Mes’udi, Allahu qoftë i kënaqur me të, se ka thënë: “E kam pyetur Pejgamberin (alejhi selam): Cila është puna më e dashur për Allahun? Tha: “Falja e namazit në kohën e tij.” E pyeta: E pastaj? Tha: “Respektimi i prindërve.” (Transmeton Buhariu)

Fjala: “Respektim i prindërve.” Do të thotë se Pejgamberi (alejhi selam) na ka lajmëruar se respektimi i prindërve është puna më e dashur për Allahun e Madhëruar, pas faljes së namazit në kohën e tij, i cili është shtylla më e madhe e Islamit, pas dy dëshmive.

  1. Puna më e dashur për Allahun e Madhëruar është të shpeshtuarit e sexhdes.

Transmetohet nga Mi’dan ibën ebi Talha el Ja’merij se ka thënë: E kam takuar Theubanin, shërbëtor i Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) dhe i thashë: Tregomë për një punë që, nëse e kryej, Allahu i Madhëruar do të më fusë në xhenet apo punën më të dashur për Allahun Fuqiplotë? Heshti. E pyeta përsëri. Heshti. E pyeta për të tretën herë. Më tha: “E kam pyetur për këtë Pejgamberin e më tha: “Shpeshto të bërit sexhde për Allahun, për shkak se sa herë që bën sexhde për Allahun, Allahu do të të ngrejë me të një shkallë dhe do të të shlyejë me të një gabim.” (Transmeton Muslimi.)

Sexhdja është kusht prej kushteve të namazit dhe kur e bën atë namazliu, ai do të jetë më afër Allahut të Madhëruar.

 

You may also like...