3 hadithe që flasin për shpjegimin e ëndrrave

Transmetohet nga Ebi Katade, radijAllahu anhu, e ky nga babai i vet që Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

“Ëndrra e mirë është nga Allahu, kurse ëndrra e keqe është nga shejtani, nëse dikush prej juve ëndërron diç të keqe që e frikëson, atëherë lë të pështyjë në anën e majtë të tij, pastaj të kërkojë mbrojtje tek Allahu nga e keqja e saj sepse ajo nuk i bën keq” (Buhariu 3292).

Transmetohet nga Ebi Seid elHudrij, radijAllahu anhu, kam dëgjuar Pejgamberin salAllahu alejhi ue selem duke thënë:

“Nëse dikush prej juve ëndërron diç që i pëlqen, ajo është prej Allahut, andaj le ta falënderon Allahun për të dhe t’i tregon të tjerëve, e nëse ëndërron diç që nuk i pëlqen, ajo është prej shejtanit, lë të kërkoj mbrojtje tek Allahu nga e keqja e saj dhe mos t’i tregoj askujt, sepse nuk i bën keq” (Buhariu 6985).

Transmetohet nga Ubadetu ibën Samit, radijAllahu anhu, që Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

“Ëndrra e besimtarit është një pjesë prej katërdhjetë e gjashtë pjesëve të pejgambëris” (Buhariu 6987).

Transmetohet nga Ebu Hurejre, radijallahu anhu, kam dëgjuar Pejgamberin salAllahu alejhi ue selem duke thënë:

“Nuk ka mbet nga pejgambërllëku asgjë tjetër përveç se përgëzimeve; sahabët i thanë: çfarë janë përgëzimet? Atëherë Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem iu tha: “Ëndrrat e mira” (Buhariu 6990).

 

 

 

You may also like...