3 fëmijët që folën në djep

Ebu Hurejra radijallahu anhu tregon se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Askush nuk ka folur që në djep përveç tre vetëve:
1. Isai alejhis-selam.
2. ka qenë një njeri nga Beni Israilët, i quajtur Xhurejxh. Një herë, teksa po falej, i erdhi e ëma dhe e thirri. Tha (me vete): ‘T’i përgjigjem asaj apo të vazhdoj faljen?’ (Nuk iu përgjigj së ëmës dhe vazhdoi faljen). Nëna e tij tha: ‘O Allah! Mos e lër të vdesë derisa të shohë fytyrat e lavireve/ Kështu, kur ishte në qelinë e vet, aty shkoi një grua dhe u mundua ta joshte e ta kandiste, por ai nuk pranoi. Atëherë ajo shkoi te një bari dhe fjeti me të. Më vonë ajo lindi një fëmijë dhe nxori fjalë se ai ishte fëmija i Xhurejxhit. Njerëzit atëherë shkuan tek ai, ia shkatërruan qelinë e adhurimit, e përzunë prej saj dhe e poshtëruan shumë. Xhurejxhi mori avdes dhe u fal, pastaj iu afrua fëmijës dhe i tha: ‘O foshnjë! Kush është babai yt?7 Fëmija u përgjigj: ‘Bariu/ (Pasi e dëgjuan këtë), njerëzit i thanë: ‘Do të ta bëjmë qelinë prej ari por ai u tha: ‘Jo, me asgje tjetër, përveç baltës’.
3. Një grua nga Beni Israilët, ishte duke i dhënë gji fëmijës, kur aty pranë kaloi një kalorës, një djalosh i pashëm. Ajo u lut: ‘O Allah! Ma bëj fëmijën si ky!\ Atëherë fëmija e la gjirin e nënës dhe tha: ‘O Zot! Mos më bëj si ai!’, pastaj vazhdoi të thithte gjirin.,/ (Ebu Hurejra shtoi: “Sikur e shoh edhe tani Pejgamberin a.s. duke thithur gishtin e tij, si për ta treguar me të vërtetë). “Pas pak, aty pranë kaluan disa njerëz me një vashë robinë, ndërsa gruaja i pa dhe u lut: ‘O Zot! Mos ma bëj fëmijën si kjo!’ Ndërkaq fëmija e la gjirin e së ëmës dhe tha: ‘O Allah! Më bëj edhe mua si ajo!’ Kur e ëma e pyeti pse kështu, fëmija iu përgjigj: ‘Kalorësi është njeri gjakatar e shtypës, ndërsa kjo skllave fajësohet pa të drejtë se ka vjedhur dhe se ka bërë imoralitet.”
(Buhariu 3436)

You may also like...