Trokitësi nuk duhet t’i bjerë derës me forcë

Trokitja e derës me forcë është mungesë edukate. Enes ibn Malik transmeton se dyert e Profetit, alejhi selam, trokiteshin me majat e thonjve. (Buhariu)

Ibn Haxheri thotë: “Ky veprim ka ardhur si fryt i edukatës së lartë e të shëndoshë. Këtë mund ta praktikojmë nëse porta është afër shtëpisë, ndërsa kur trokitja me majat e gishtave nuk dëgjohet, d.m.th kur porta është larg shtëpisë, është e pëlqyeshme që të tokitet aq sa i zoti i shtëpisë ta dëgjojë trokitësin.” (Fet’hu el Bari)

Normat e sjelljes në Islam – Fuad ibn Abdul Aziz esh Shehlub

You may also like...