Të parët në shtëpitë e të tjerëve është harram

Për t’u ruajtur shikimi, u zbrit dispozita e të kërkuarit leje para hyrjes në shtëpitë e huaja. Dispozita sheriatit për atë person që e kundërshton këtë ligj, dhe shkon e zhbiron ose vëzhgon në shtëpitë e huaja, është nxjerrja e syrit dhe nuk paguhet dëmshpërblim për të, e as nuk ka të drejtë të kërkojë hakun.

Transmetohet nga Ebu Hurejre se Profeti, alejhi selam, ka thënë: “Kujtdo që sheh brenda në shtëpinë e tjetrit pa marrë leje, lejohet që t’i nxirret syri.” (Muslimi, nr. 2158)

Në një tjetër transmetim të Ebu Hurejres thotë: “Nëse dikush sheh në shtëpinë tënde pa leje dhe ti e qëllon me guralecë në sy dhe ia nxjerr syrin, nuk merr gjynah.” (Buhariu, 6888)

Normat e sjelljes në Islam – Fuad ibn Abdul Aziz esh Shehlub

You may also like...