Lejohet të përshëndetet personi që po lexon Kur’an dhe ai duhet të kthejë selamin

Dijetarët kanë mendime të ndryshme për këtë çështje: disa e lejojnë, ndërsa disa e ndalojnë. Mendimi më i saktë është lejimi i përshëndetjes së lexuesit të Kur’anit, sepse nuk ka ardhur ndonjë argument që e përjashton përshëndetjen e lexuesit të Kur’anit. Argumentet na nxisin për përhapjen e selamit dhe na e bëjnë të detyrueshëm kthimin e tij në përgjithësi.

Komisioni i Përgjithshëm i Dijetarëve iu përgjigj një pyetjeje të ngjashme me këtë çështje duke thënë: “I lejohet personit që është duke lexuar Kur’an përshëndetja dhe kthimi i selamit, përderisa nuk ka ndonjë argument që ta ndalojë.”

Normat e sjelljes në Islam – Fuad ibn Abdul Aziz esh Shehlub

facebook

You may also like...