займы онлайн

Kthimi i përshëndetjes atij që e përcjell dhe atij që e dërgon selamin

Nga suneti i Profetit, alejhi selam, transmetohet se një burrë erdhi tek i Dërguari i Allahut dhe i tha: “Babai im të dërgon selam.” Profeti, alejhi selam, i tha: “Paqja qoftë mbi ty dhe mbi babanë tënd (Alejke ue alejhi selam).” (Ebu Daudi, saktësoi Shejh Albani)
Transmetohet prej Aishes, radijAllahu anha, se Profeti, alejhi selam, i ka thënë asaj: “Xhibrili të bën selam.” Aishja, radijAllahu anha, i tha: “Dhe mbi të qoftë paqja dhe mëshira e Allahut.” (Buhariu)

Dobi: Abdulberri thotë: “Një burrë i tha Ebu Dherrit, radijAllahu anhu: “Filani të bën selam.”
Tha Ebu Dherri: “Dhuratë e bukur për t’u dhuruar dhe e lehtë për t’u transportuar.””

Normat e sjelljes në Islam – Fuad ibn Abdul Aziz esh Shehlub

facebook

You may also like...