Këto gjëra janë prej natyrës së pastër njerëzore

Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) transmeton se Profeti (alejhi selam) ka thënë: “Pesë gjëra janë nga natyra e fitres (natyrshmërisë së pastër njerëzore);

  • Pastrimi i vendeve të turpshme (heqja e qimeve),
  • Sunetimi (rrethprerja),
  • Shkurtimi i mustaqeve,
  • Heqja e qimeve nga sqetullat,
  • Shkurtimi i thonjëve.”

(Buhariu dhe Muslimi)

Kurse Abdullah ibn Zubejri transmeton nga Aishja (radijAllahu anha) se i Dërguari i Allahut (alejhi selam) ka thënë: “Dhjetë gjëra janë prej fitres:

  1. Shkurtimi i mustaqeve,
  2. Lëshimi i mjekrës,
  3. Përdorimi imisvakut,
  4. Larja e hundës me ujë,
  5. Pastrimi i gishtave,
  6. Prerja e thonjve,
  7. Heqja e qimeve nga sqetullat,
  8. Heqja e qimeve nga vendet e turpshme
  9. Pastrimi me ujë pas kryerjes së nevojës së madhe.”

Transmetuesi thotë se e ka harruar të dhjetën, por, ka mundësi  të jetë shpëlarja e gojës.”

(Muslimi)

You may also like...