Është prej sunetit të japim selam përpara se të kërkojmë leje për të hyrë

Allahu i Madhëruar thotë: “O ju të cilët keni besuar, mos hyni në shtëpitë e huaja para kërkuar leje.” (En-Nur: 27)
“E kur fëmijët tuaj të arrijnë moshën e pjekurisë, le të kërkojnë leje për të hyrë.” (En-Nur: 59)

Profeti, alejhi selam, ka thënë: “Kërkimi i lejes për të hyrë është bërë për të ruajtur shikimin nga skenat apo pamjet që nuk na lejohet t’i shohim.” (Buhariu, Muslimi)

Prej sunetit të Profetit, alejhi selam, është të japim selam përpara se të kërkojmë leje për të hyrë. Kështu i ka mësuar i Dërguari i Allahut sahabët dhe kështu kanë vepruar ata.

Rubeju transmeton se një burrë, nga fisi Beni Amir, shkoi tek shtëpia e Profetit, alejhi selam, dhe i kërkoi leje për të hyrë, duke i thënë: “A të hyj?” I Dërguari i Allahut i tha shërbëtorit të tij: “Dil dhe mësoje këtë burrë se si kërkohet leje për të hyrë! Thuaji atij: “Selamnu alejkum (Paqja qofte mbi ju!) A mund të hyj?”” (Ahmedi, saktësoi Shejh Albani)

Ibn Abasi, radijAllahu anhu, transmeton se Umeri, radijAllahu anhu, ka kërkuar leje për të hyrë tek Profeti, alejhi selam në këtë formë: “Paqja qoftë mbi Profetin e Allahut, paqja qoftë mbi ju! A mund të hyjë Umeri?” (Buhariu)

Normat e sjelljes në Islam – Fuad ibn Abdul Aziz esh Shehlub

facebook

You may also like...