Duhet të kërkojmë tre herë leje për të hyrë në shtëpinë e tjetrit

Kërkohet tre herë leje për të hyrë në shtëpinë e tjetrit, nëse na japin leje hyjmë, nëse jo kthehemi.

Transmetohet nga Ebu Musa el Esh’ari, radijAllahu anhu, se Profeti, alejhi selam, ka thënë: “Nëse dikujt nga ju nuk i jepet leje për të hyrë, pasi ka trokitur tre herë, atëherë le të kthehet.” (Buhariu, Muslimi)

Pyetje: Ç’të bëjë dikush që troket tre herë dhe mendon se nuk e kanë dëgjuar, pasi askush nuk i përgjigjet?

Përgjigje: Të veprojë ashtu siç e ka porositur Profeti, alejhi selam, në hadithin e mësipërm.
Neveviu thotë: “Të trokasë derisa të sigurohet që iu dëgjua zëri.”
Maliku thotë: “Për të hyrë diku duhet të kërkojmë leje tre herë dhe nuk më pëlqen të shtojmë më shumë se kaq, vetëm nëse jemi të sigurtë se nuk na kanë dëgjuar.”

Normat e sjelljes në Islam – Fuad ibn Abdul Aziz esh Shehlub

You may also like...