Dhënia e selamit është sunet, ndërsa kthimi i tij është vaxhib (i detyruar)

Profeti, alejhi selam, ka thënë: “Muslimani ndaj muslimanit ka gjashtë të drejta.” I thanë: “Cilat janë ato, o i Dërguar i Allahut?” Ndërmjet tyre Profeti, alejhi selam, përmendi: “Nëse e takon, përshëndete atë (vëllain tënd musliman).”

Edhe sikur të mos kemi ajete apo hadithe, na mjafton si argument vepra e Profetit, alejhi selam, dhe e shokëve të tij. Ndërsa kthimi i selamit është vaxhib. Nëse i përshëndeturi nuk e kthen selamin merr gjynah. Thotë Allahu i Madhëruar në Kur’an: “Dhe kur t’ju përshëndesin, kthejuani me të njëjtën përshëndetje, ose më të mirë se ajo.” (En-Nisa: 86)

Të gjithë dijetarët kanë rënë dakord që kthimi i selamit është detyrë.

Nëse dikush përshëndet një grup njerëzish, a duhet që çdonjëri prej tyre ta kthejë selamin, apo mjafton ta kthejë vetëm njëri prej tyre?

Përgjigje: Nëse dikush përshëndet një grup njerëzish, më e mira është që çdonjëri prej tyre ta kthejë selamin. Nëse e kthen vetëm njëri prej tyre mjafton, e të tjerët nuk marrin gjynah. Aliu, radijAllahu anhu, thotë: “Nëse një grup kalimtarësh kalojnë pranë një grupi njerëzish, mjafton që njëri prej tyre të japë selam, ashtu sikurse mjafton që njëri prej tyre ta kthejë selamin nga pala tjetër.”

Normat e sjelljes në Islam – Fuad ibn Abdul Aziz esh Shehlub

You may also like...