Si duhet të veprojë ai që është në shkollë dhe se fal dot namazin e xhumasë?

Shkolla (laike) ku studiojnë i ndalon nga falja e namazit me xhemat si dhe nga falja e të xhumasë! Si duhet vepruar?

Komisioni i përhershëm i fetvave dhe kërkimeve akademike ka thënë: “Muslimani, duhet ti kushtojë rëndësi të veçantë faljes së namazeve në kohën e përcaktuar dhe të distancohet nga ato shkolla që nuk e lejojnë dhe i mundësojnë flajen e namazit. Këtë duhet ta bëjë për të ruajtur fenë e tij, sepse namazi është shtylla e fesë dhe çdo angazhim që të pengon në kryerjen e namazit, nuk është i lejuar (për aq kohë sa të pengon). [Komisioni i përhershëm i fetvave 7/41].

Nisur nga kjo, nëse e ka të mundur të transferohet në një shkollë tjetër ku mundet të falë namazin e drekës dhe të xhumanë, atëherë kjo kërkohet prej tij.

Ai që e ka të pamundur transferimin në një shkollë tjetër: Le ti kushtojë rëndësi faljes së drekës në kohë qoftë dhe vetëm (pa xhemat). Nëse nuk mundet, atëherë le ta bashkojë (drekën) me namazin e ikindisë. E njëjta gjë thuhet edhe për situatën e namazit të xhumasë. Namazi i xhumasë bie ndaj personit përderisa ai përdor të gjitha shkaqet për ta falur, pra nëse është e pamundur për të, e fal namaz dreke.

Dijetarët, kur kanë radhitur arsyet e pranueshme, që nuk e bëjnë detyrim namazin me xhemat dhe të xhumanë kanë përmendur: Kur dikush frikësohet për veten ndaj një udhëheqësi të padrejtë ose kur jetesa e tij dëmtohet rëndë.

Imam Shafiu (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Nëse frikësohet (po doli për namazin e xhumasë) nga burgosja që mund ti bëjë një udhëheqës i padrejtë, atëherë i lejohet të mungojë në namazin e xhumasë.” [El Um 1/218].

El Merdaui (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Prej arsyeve që e justifikojnë lënjen e të xhumasë dhe namazit me xhemat janë: Frika nga dëmtimi që mund ti kanoset jetesës për të cilën ai ka nevojë, ose pasurinë të cilën ia kanë lënë në ruajtje. [El Insaf 2/301].
Salih El Munexhid

Përktheu Fatjon Isufi

You may also like...