Sa sunete ka namazi i Xhumasë?

Sunetet pas namazit të xhumasë

E përmendëm më parë hadithin e Ibn Umerit në të cilin thuhet: “…dhe dy rekate pas xhumasë në shtëpinë e tij.”

Nga Ebu Hurejra përcillet se Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Kur dikush nga ju të falë xhumanë, le të falë katër rekate pas saj.” Muslimi.

Ndërsa në një përcjellje tjetër: “Ai që do të falet pas xhumasë, le të falë
katër rekate.” Muslimi


Them: Të dy këto hadithe tregojnë për ligjshmërinë e dy apo katër rekateve pas namazit të xhumasë. Veprimi i cilësdo prej tyre është i lejuar, por më e mira është falja e katër rekateve pas xhumasë, sepse nxitja për kryerjen e tyre ka ardhur nga fjala e Profetit (salallahu alejhi ue selem).

Ky sunet – dy apo katër rekate – në mënyrë të përgjithshme, është më mirë që të veprohet në shtëpi.

Ka thënë shejh Albani në “Temamu el minah”: “Fjala e disave, që nëse i fal sunetet në xhami, fal katër rekate dhe nëse i fal në shtëpi, fal dy, nuk ka asnjë argument.”

You may also like...