займы онлайн

Një vepër e ndaluar kur imami mban hutbe

Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
“Nëse në ditën e xhumasë kur imami ligjëron në hutbe i thua shokut tënd hesht, e ke zhvlerësuar dobinë e xhumasë.”

(Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)

Po ashtu thotë:
“Nëse flet në ditën e xhumasë kur imami është duke ligjëruar në hutbe, e ke prishur dhe humbur xhumanë.”
(Transmeton Ibën Huzejme me sened sahih)

Po ashtu thotë:
“Në xhuma prezantojnë tre lloje njerëzish: Një njeri që prezanton dhe e prish xhumanë, sepse flet kur imami është duke ligjëruar në hutbe, kjo është hisja e tij nga xhumaja. Një njeri që prezanton me dua duke e lutur Allahun, e nëse do i jep, ose nuk i jep. Një njeri që prezanton i heshtur dhe i qetë, nuk kapërcen mbi qafat e njerëzve e as nuk dëmton askënd, xhumaja e tij do t’ia shlyejë mëkatet e tij deri në xhumanë e ardhme duke ia shtuar edhe tre ditë tjera, ngase Allahu thotë: Kush bën një vepër të mirë, ka shpërblim dhjetëfishin e saj.”
(Transmetojnë Ebu Davudi dhe Ibën Huzejme, ndërsa Albani e bëri hasen)

You may also like...