Dita xhuma dita më e mirë për muslimanin

Allahu i Lartësuar thotë:

“O besimtarë, kur të thirreni për (të falur) namazin (e xhumasë) në ditën e premte, nxitoni për ta përmendur Allahun dhe pezulloni tregtinë! Kjo, që ta dini, është më mirë për ju! Dhe, kur të përfundojë namazi, atëherë shpërndahuni nëpër tokë, kërkoni nga mirësitë e Allahut dhe përmendeni shumë Allahun, në mënyrë që të shpëtoni.” (El-Xhumua: 9-10).

Nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu përcillet se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë:

“Dita më e mirë që në të ka lindur dielli është dita e Xhuma. Këtë ditë është krijuar Ademi (alejhi selam), po në këtë ditë është futur në Xhenet, në këtë ditë është nxjerrur nga ai, dhe nuk do të bëhet kijameti vetëm se në ditën e xhuma.” (Transmeton Muslimi: 854)

Ibën Kajjimi Allahu e mëshiroftë ka thënë:

“Dita e Xhuma është ditë e ibadetit-adhurimit, në mesin e ditëve të tjera është si Ramazani në mesin e muajve tjerë, ndërsa ora e pranimit të lutjes në të është si nata e kadrit në muajin Ramazan.” (Zadul-Mead: 1/398).

You may also like...