Cfarë duhet të bësh kur futesh në xhami ditën e premte?

namaze

– Para se të ulemi në xhami e kemi obligim që të falim dy rekate tehijjetul mesxhid. Argument për këtë është fjala e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] të cilën e transmeton Ebu Katade ku thotë:

” Nësë ndokush prej jush hyn në xhami le të mos ulet përderisa t’i falë dy rekatë.”

[Buhariu dhe Muslimi]

Po ashtu transmetohet prej Xhabir ibën Abdull-llahut [radijall-llahu anhu] i cili thotë:

” Derisa Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] mbante hutben e xhumasë, erdhi një njeri të cilin e pyeti Pejgambëri [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: A je falur? Ai tha: jo. Ngritu dhe falu, tha Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]”

[Buhariu dhe Muslimi]

Ky hadith paraqet dëshmi të qartë se ai që vonohet në namazin e xhumasë dhe hyn në xhami gjatë mbajtjes së hutbes, është i obliguar të falë dy rekate edhe përkundër faktit se çdo aktivitet gjatë hutbes është i ndaluar.

– Të ulemi aty ku gjejmë vend të lirë.

– Mos t’i kalojmë njerëzit në saffe dhe mos t’i shqetësojmë ata.

– Të mos ia kthejmë hatibit shpinën ose krahun derisa ai është në mimber, ndërsa hutbeja është duke u zhvilluar.

You may also like...