12 Gabime që nuk duhet t`i bësh Ditën e Premte

dita e premte

1. Lënia që disa prej njerëzve i bëjnë namazit të xhuma apo shpërfillja që tregojnë ndaj tij.

2. Qëndrimi zgjuar deri natën vonë, gjë e cila bëhet shkak për mosfaljen në kohë të namazit të sabahut, e në këtë mënyrë e nisin ditën e xhuma më njërin prej gjynaheve të
mëdha (mosfaljen e namazit në kohë).

3. Neglizhenca në prezantimin e hutbes së xhumas, saqë disa prej njerëzve vijnë gjatë hutbes ose gjatë namazit.

4. Lënia e larjes (guslit) për xhuma, mosparfumosja me aroma të mira, mospërdorimi i misvakut si dhe lënia e veshjeve të rrobave të mira.

5. Shitblerja pas ezanit të xhumasë.

6. Ulja e disa njerëzve në fund, duke lënë kështu pa plotësuar rreshtat e parë.

7. Të kërkosh prej dikujt të ngrihet në mënyrë që t’ia zësh vendin.
Argument për këtë është fjala e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!): “Të mos e ngrejë ndonjëri prej jush vëllain e tij nga vendi ku është ulur ditën e xhuma, duke synuar t’ia zërë vendin, por me mirësjellje le të thotë: zgjerohuni.”

8. Bezdisja e të pranishmëve, ndarja midis dy vetave si dhe ngushtimi i tyre.
I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i tha një personi i cili kalonte mes njerëzve, ndërkohë që ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ishte duke ligjëruar: “Ulu, se me të vërtetë dëmtove dhe u vonove”

9. Ngritja e zërit në biseda dhe në leximin e Kuranit.

10. Dalja prej xhamisë pas ezanit pa asnjë arsye.

11. Shpërqendrimi gjatë kohës që imami mban hutben duke mos qenë i vëmendshëm në atë që ai thotë.

12. Lëvizjet e shumta gjatë namazit si dhe të nxituarit për të dalë nga xhamia pas dhënies së selamit nga imami.

You may also like...