Njerëzit më të urryer në Ditën e Gjykimit

Nga Xhabiri transmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:
“Njerëzit që dua më shumë prej jush dhe që do të jenë më afër meje Ditën e Gjykimit janë ata më të moralshmit.

Ndërsa, njerëzit më të urryer tek unë dhe më larg meje Ditën e Gjykimit janë llafazanët, kryeneçët dhe mutefejhikunët.”

Të pranishmit i thanë:
“O i Dërguari i Allahut, ne i njohim llafazanët dhe kryeneçët, por nuk i njohim këta të fundit, mutefejhikunët.”
Ai u përgjigj: Ata janë mendjemëdhenjtë.”

[Sahih Tirmidhi me nr 2017].

Imam Tirmidhiu i sqaron këto cilësi kështu: Llafazan quhet ai që flet shumë, kryeneç është ai që stërmundohet të dalë sipër njerëzve me fjalët e tij, duke i sharë ata./

You may also like...