Forca madheshtore e Allahut e manifesuar në krijimin e madh.

Forca marramendëse e Allahut e manifesuar në krijimin e madh.

Allahu xh.sh. thotë: “Vallë, a nuk është i Zoti që krijoi qiejt dhe tokën i fuqishim që t’i rikrijojë ato? Po! Ai është Krijuesi i çdo gjëje dhe i Gjithëdijshmi! Vërtet, urdhri i Tij, kur Ai dëshiron diçka është që t’i thotë asaj “Bëhu!” – dhe ajo bëhet.”[1]

Krijuesi i këtyre qiejve dhe i tokës që janë kaq të mëdhenj padyshim që ka mundësi ta rikrijojë këtë njeri kaq të vogël.

Allahu xh.sh. thotë: “Krijimi i qiejve dhe i tokës është më i madh se krijimi i njerëzve, por shumica e njerëzve nuk e dinë.”[2]

d- Urtësia e Allahut duket qartë në krijesat e Tij për cilindo që heton me mendje të zhveshur prej fanatizmit kryeneç dhe dëshirave të kota.

I Urti nuk i krijon dhe nuk i lë njerëzit ta kalojnë jetën kot, pa i urdhëruar, pa i privuar dhe pa i shpërblyer për punët e tyre. Allahu xh.sh. thotë: “Mos vallë keni menduar që Ne ju kemi krijuar kot dhe që nuk do të ktheheshit te Ne (për t’ju gjykuar)?! I lartësuar është Allahu, Sundimtari i Vërtetë! S’ka zot tjetër të vërtetë përveç Atij, Zotit të Fronit Madhështor[3] dhe: “Ne nuk i kemi krijuar qiejt, tokën dhe çfarë gjendet midis tyre për t’u zbavitur! Ne i kemi krijuar ato me qëllim të plotë, por shumica e tyre nuk e dinë.”[4]

Çdo gjë e mahtitshme që vëmë re në krijesat e Allahut, rregulli dhe përsosmëria në to tregojnë se çdo gjë është e krijuar me masë të caktuar, me qëllim të caktuar dhe me një afat të caktuar. Krahas dijes së plotë të Allahut dhe forcës madhështore të Tij gjatë vështrimit në këtë këtë univers njeriu njihet edhe me urtësinë madhore të Allahut. Me këtë urtësi Allahu nuk mund ta lërë të fortin pa e ndërshkuar, nëse ai i bën padrejtësi të dobëtit. Ata të cilët largohen prej Rrugës së Drejtë, Allahu xh.sh. nuk i lë pa i dënuar në Jetën Tjetër. Gjithashtu Ai xh.sh. nuk i lë pa i shpërblyer me mirësi në Jetën Tjetër ata që janë përpjekur dhe kanë punuar me të gjitha forcat për të fituar kënaqësinë e Zotit të tyre. Ata e dinë se sakrifica, lodhja, përballimi i vështirësive në këtë jetë, në krahasim me shpërblimin e Allahut në Xhenet nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje e vogël.

Njerëzit do ta besonin jetën pas vdekjes nëse do të meditonin në ligjet universale të Allahut mbi gjithësinë, në urtësinë madhështore të Tij, në ndihmën dhe bujarinë e Tij ndaj njeriut. Vetëm duke besuar fuqimisht në Jetën Tjetër zhduket lufta për të fituar këtë botë dhe bashkëpunohet në bamirësi e devotshmëri.

[1] Ja Sin; 81,82.

[2] Gafir; 57.

[3] Mu`minun; 115,116.

[4] Duhan: 38,39.

You may also like...