Dy meleket qe do te vijne ne jeten e varrit

Transmeton Ebu Hurejra radijAllahu anhu se i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
“Pasi që varroset i vdekuri i vijnë atij dy melaike të zinj (dhe me sy) blu. Njëri prej tyre quhet “El-Munker” ndërsa tjetri “En-Nekir” dhe do t`i thonë:
“Çfarë thojë për atë burrë?”

Ai përgjigjet dhe thotë:
“Ai është rob i Allahut dhe i Dërguari i Tij. Dëshmoj se nuk e meriton të adhurohet askush përveç Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij.”

Ata (dy melaiket) do të thonë:
“Ne e dinim se ti e thoje këtë. Më pas këtij njeriu do t`i zgjerohet varri shtatëdhjetë krahë në gjerësi dhe shtatëdhjetë krahë në gjatësi.“

Kur dikush prej jush të futet në varrë, i vijnë dy engjëj të zi me sy të kaltër. Njëri quhet Munkir dhe tjetri Nekir. Ata i thonë të vdekurit: “Çfarë thoshe për këtë njeri?” Ai do të thotë atë që e kishte zakon të thoshte: “Ai është rob i Allahut dhe i Dërguari i Tij. Unë dëshmoj se nuk ka Zot tjetër të vërtetë përveç Allahut dhe se Muhamedi është robi dhe i Dërguari i Tij.” Ata thonë: Ne e dinim se ti e thoshe këtë. Pastaj këtij njeriu i zgjerohet varri shtatëdhjetë krahë në gjerësi dhe shtatëdhjetë krahë gjatësi.”

302 – El-Ala Ibn Ata ka thënë:
Një burrë erdhi tek Ebu Derda dhe i tha: “Ti je një njeri i ditur të cilit iu ku afruar vdekja. Më mëso diçka të mirë me të cilën Allahu i Lartësuar do të më sjell dobime të.”

Ai i tha: “Si do të jesh ti kur toka e vetme që do të jetë rreth jush është një pjesë nga katër herë dy krah? Të afërmit tuaj të cilët vajtojnë për vdekjen tuaj do të vijnë, vëllezërit e tu të cilët e kanë pasur zakon që të flisnin për ty të të hedhin poshtë në varr, më pas të mbulojnë me dhe, dhe më pas të lënë të vetmuar.

Më pas vijnë dy meliaket, ngjyrë blu dhe flokët i kanë me kaçurrela, ata quhen Munker dhe Nekir. Ata do të të pyesin; Kush është Zoti ytë? Cila është feja jote? Dhe kush është i Dërguari i ytë?

Nëse ti i përgjigjesh se Allahu është Zoti ytë, se islami është feja jote dhe se Muhamedi sal Allahu alejhi ue selem është i Dërguari ytë, atëherë ti je i udhëzuar dhe ke shpëtuar, në të kundërtën, nëse thua se nuk e din, atëherë je prej të humburve.”

–Bara Ibn Azib (radija Allahu anhu) ka thënë në lidhje me ajetin:

يُثَبِّتُ اللّهُ الَّذِينَ آمَنُواْ بِالْقَوْلِ الثَّابِتِ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَفِي الآخِرَةِ

“Allahu i forcon ata që besuan në fjalën e fortë (të mirë) në jetën e kësaj bote edhe në botën tjetër.” 14:27

“Të qenurit i qëndrueshëm në jetën e kësaj botë dhe në botën tjetër, është atëherë kur dy melaiket vijnë tek varri dhe i thonë të vdekurit:
“Kush është Zoti ytë?”
Ai do të thotë:
“Allahu është Zoti im.”

Pastaj e pyesin:
“Cila është feja jote?”
Ai do të thotë:
“Islami është feja ime.”

Pastaj e pyesin:
“Kush është i Dërguari ytë?”
Ai do të thotë:
“Muhamedi salAllahu alejhi ue selem është i Dërguari im.”

Kjo do të thotë që të forcohesh në këtë jetë.

Imam Ebu Bekr El-Axhuri (Allahu e mëshiroftë!) (vdiq 330 H)

Burimi: Esh-Sheriah, faqe. 375-380

You may also like...