Si duhet të këshillosh ?

librat

Shejh Uthejmini Allahu e mëshiroftë ka thënë:

“Njeriu lëvdohet në bazë të nijetit të tij të mirë, mirëpo nuk lëvdohet për veprimin e keq të tij, vetëm se nëse është i njohur si këshillues dhe udhëzues, atëherë arsyetohet për veprimin e tij dhe i kërkohet një arsye dhe nuk bën që të marrim qëndrim ndaj tij për shkak të këtij veprimi që nuk ishte në pajtueshmëri me urtësinë.

Nuk duhet e as nuk lejohet që kjo të bëhet shkak për fyerje ndaj tij dhe të merret fjala në kuptimin e keq, që nuk kuptohet nga fjala e tij, mirëpo arsyetohet dhe i qartësohet çështja, këshillohet dhe udhëzohet.

I thuhet: -O vëlla kjo fjalë e jotja apo ky veprim i yti është i mirë dhe i qëllueshëm në vetvete, mirëpo nuk është e qëlluar mënyra si ke vepruar dhe as nuk është në kohën dhe vendin e vet.”

KOMENTAR I LIBRIT RIJADU SALIHIN (1/69).

You may also like...