займы онлайн

Pse xhinnët do të hakmerren në Ditën e Gjykimit ndaj njerzve?

dita kiametit

“Ne Diten e Gjykimit cdo gje do te ringjallet dhe Allahu do te gjykoje mes tyre me Urtesine dhe Drejtesine e Tij, Ai degjon dhe di gjithcka.
Do te hakmerren kafshet ndaj njera-tjetres, por edhe njerezit ndaj njeri-tjetrit, ashtu dhe xhinnet kunder njeri-tjetrit, edhe xhinnet me njerezit do te hakmerren kunder njeri-tjetrit, ngase njerezit mund t’u bejne padrejtesi xhinneve dhe anasjelltas.

Padrejtesite e xhinneve ndaj njerezve jane te shumta, kurse prej padrejtesive te njerezve ndaj xhinneve eshte pastrimi me eshtra pas nevojes se madhe, ngase Profeti salAllahu alejhi ue selem na ka ndaluar qe te pastrohemi me eshtra pas nevojes se madhe, duke thene:
“Ato (eshtrat) vertete jane ushqimi i vellezerve tuaj nga xhinnet.”
Muslimi dhe Tirmidhiu.

Xhinnet i gjejne eshtrat dhe nese ndonjeri pastrohet me to pas nevojes se madhe, u ka bere padrejtesi atyre dhe i ka shqetesuar, prandaj ekziston frika se mos e sulmojne nese u ben padrejtesi ne kete menyre.”

[Shejkh Uthejmin rahimehullah]

You may also like...