займы онлайн

Si të ricikloni qelizat vjetra duke agjëruar

Agjërimi ka treguar rigjenerimin e qelizave të sistemit imunitar vetëm pas tri ditësh. Njerëzit pësojnë ndryshime të shpejta gjatë gjithë kohës, për arsye të ndryshme, ku një nga këto mund të jetë besimi. Kjo gjë ka treguar se kryerja e agjërimit mund të rigjenerojë qelizat dhe mund të sjell qëndrueshmërinë e tyre si dhe një sistem imunitar të shëndetshëm vetëm pas tri ditëve.

Ndoshta për të mbajtur sistemin imunitar të shëndetshëm dhe të mprehtë, ju duhet të agjëroni.
Hulumtuesit nga Universiteti i Kalifornisë Jugore në Los Anxhelos, kanë thënë se agjërimi periodik mbron sistemin imunitar nga dëmtimet dhe promovon rigjenerimin.
Njerëzit, të cilët kanë probleme me sistemin imunitar duhet të agjërojnë. Një profesor i Gerontologjisë dhe i Shkencave Biologjike në Shkollën e USC Davis Gerontologji, Valter Longo ka parë efektet e agjërimit tek njerëzit dhe tek minjtë.

Ai zbuloi se kur kishin agjëruar gjitarët, atyre i ishte ulur numri i qelizave të bardha të gjakut. Ky rezultat bën që organet e trupit të riciklojnë qelizat e vjetra të sistemit imunitar, ku pikërisht kjo gjë shkakton prodhimin e qelizave të reja të këtij sistemi imunitar dhe në këtë mënyrë ndodh zëvendësimi i tyre. Qelizat e sistemit imunitar në fundin e tyre mund të çojnë në lodhje dhe mund të ndalojnë proçesin funksional ose mund të mos e realizojnë atë siç duhet. Ka qënë e besueshme se nuk kishte shumë për të bërë në mënyrë që të kapërcehej kjo pjesë me trajtime dhe të arrihej qëndrueshmëria e qelizave.

Ky hulumtim i fundit që flet pikërisht për agjërimin periodik mund të hedh dritë mbi disa të vërteta në lidhje me qelizat rigjeneruese në trup, gjë e cila ndryshon qelizat e vjetra dhe realizon rigjenerimin e gjakut dhe të sistemit imunitar. “Ne nuk mund të parashikojmë se agjërimi i zgjatur do të ketë një efekt të tillë në promovimin dhe rigjenerimin e qelizave të sistemit hematopoietic. Kur ju keni shumë uri, sistemi imunitar përpiqet që të kursej energji, dhe pikërisht një nga gjërat që ju mund të bëni për të ruajtur energjinë është që të ricikloni një shumë të qelizave imune, të cilat nuk janë të nevojshme, dhe sidomos ato që mund të jenë dëmtuar. Ajo që kemi vërejtur duke filluar punën si me njerëzit dhe me kafshët është se numri i qelizave të bardha të gjakut ulet më shumë nëse agjërimi zgjat më shumë. Atëherë kur ju ri-ushqeheni, qelizat e gjakut mund të kthehen sërish në gjendjen e mëparshme. Kështu kemi filluar të mendojmë se nga ka ardhur kjo gjë”?

Ky studim kryesisht është fokusuar tek pacientë normal, por ajo mund të shtrihet edhe në kushte të tjera si tek ata me çrregullime autoimune. Agjërimi nxit prodhimin e qelizave të reja, pa dëmtuar imunitetin, kështu ai mund të ndihmojë njerëzit që vuajnë nga sëmundje ose ato që janë deklaruar si kushte mjekësore të pashërueshme. Agjërimi i zgjatur rrit nivelin e fuqisë së trupit duke e detyruar atë që të përdor më shumë glukozë, yndyrë, dhe ketone si dhe duke nxjerr jashtë një pjesë të vjetër të qelizve të bardha të gjakut. Pra, agjërimi vepron si një detoksifikant që nxjerr jashtë funksionit të vjetrat dhe sjell të rejat. Agjërimi i zgjatur redukton nivelet e një enzime të njohur si PKA, ose proteina e kinazës A.

Në fillim hulumtimet kanë gjetur se ai forcon dhe rrit rregullimin e qelizave të qëndrueshme dhe ndihmon në vetë-rinovimin e tyre së bashku me zgjerimin e jetëgjatësisë. Duke agjëruar ju do të ndihmoni në uljen e niveleve të IGF-1, i cili është një hormon i rritjes që është i lidhur me plakjen, si dhe rritjen e rrezikut të tumorit dhe kancerit të llojeve të ndryshme. “PKA është geni kyç që duhet të mbyllet për këto qeliza dhe për të kaluar në mënyrën e tij rigjeneruese”, thotë Longo.
“Ai jep OK për qelizat rigjeneruese në mënyrë që të shkojnë përpara dhe të fillojnë provat dhe rindërtimi i gjithë sistemit. Dhe lajmi i mirë është se trupi heq pjesë të sistemit që mund të jenë të dëmtuara ose të vjetra, pjesë këto joefikase dhe kjo vetëm gjatë agjërimit. Tani, në qoftë se ju mund të filloni me një sistem të dëmtuar rëndë nga kimioterapia ose plakja, ciklet e agjërimit mund të gjenerojnë një sistem të ri imunitar”.

You may also like...