Veçori të Natës së Kadrit

Në këtë Natë të begatë zbresin engjëjt për shkak të bereqetit të madh të saj, pra engjëjt zbresin bashkë me bereqetin dhe mëshirën e kësaj nate, ashtu siç ata zbresin në tubimet e leximit të Kuranit dhe përkujtimit të Zotit.

Nata e Kadrit është qetësi dhe paqe, pra në të nuk gjen vend e keqja deri në agim.
Në Natën e Kadrit bëhen përcaktimet e vitit, pra se çfarë do të jetë dhe do të ndodhë në këtë vit, nga kjo Natë e Kadrit e deri në tjetrën natë të kadrit.
Qëllimi me përcaktimin në këtë natë është përcaktimi vjetor, ndërsa përcaktimi ekzistues në Leuhi El-Mahfudh është i përfunduar që 50 mijë vjet përpara krijimit të universit.

Në këtë Natë të begatë falen mëkatet.

Profeti alejhi selam ka thënë: “ Kush falet Natën e Kadrit me besim dhe shpresë (në shpërblim) do ti falen mëkatet e mëparshme.” Buhariu dhe Nesaiu.

You may also like...