Të vjellët, a e prishë agjërimin?

Përgjigje: “Nëse njeriu vjell qëllimisht, agjërimi i prishet, ndërsa nëse e bën pa qëllim atëherë nuk i prishet agjërimi. Argument për këtë është hadithi që transmeton Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) se Profeti (alejhi selam) ka thënë: “Kush vjell me qëllim, le ta kompensoj, e kujt i vjen për të vjellë, ai nuk e ka detyrim ta kompensojë.” (Ebu Daudi, Tirmidhiu)

Nëse të vjen për të vjellë, nukta prish agjërimin.

Nëse e ndjen njeriu tollovitjen e lukthit dhe se do të nxjerrë atë që ka në lukth, i themi; Mos e pengo e as mos e nxit. Rri në gjendje normale, mos vill me qëllim e as mos e pengo. Sepse po të vjellësh me qëllim atëherë do ta prishësh agjërimin, e nëse e pengon vjelljen e dëmton veten.

Lëre nëse del pa dëshirën tënde, nuk të bën dëm dhe nuk ta prish agjërimin.”

Kushtet e fesë” Shejkh Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!)

You may also like...