Takimi i Profetit alejhi selam me Xhibrili në Ramazan

Abdullah bin Abasi radijalahu anhu ka thënë:
“Pejgamberi salallahu alejhi ue selem në Ramazan kur takonte Xhibrilin tregonte një bujari që nuk e kishte në muajt e tjerë. Ai, Xhibrili e takonte atë për çdo natë të Ramazanit dhe e përsërisnin së bashku Kur’anin.
Kështu, Pejgamberi salallahu alejhi ue selem këtë muaj ka qenë për njerëzit më i dobishëm se era pas së cilës vjen shiu.”

[Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi]

You may also like...