Si të përgatitet besimtari për muajin e Ramazanit?

Si të përgatitet besimtari për muajin e Ramazanit?

Së pari të gëzohet për ardhjen e këtij muaji. Ta falënderojë Allahu i Cili ia bëri të mundur arritjen e tij.
Të vendosë se do ta agjërojë këtë muaj. Po ashtu, të bëjë të gjitha mundësitë për të qenë i lirshëm për adhurim në këtë muaj.
Të ketë si synim që së paku një herë ta përfundojë leximin e Kuranit gjatë këtij muaji.
Të sistemojë kohën e tij.
Të përgatitet për të qëndruar dhe në itikaf në xhami.
Të shohë në të drejtat që të tjerët i kanë mbi të dhe po ashtu t’ua kthejë të drejtat atyre. Dhe mos të harrojë që t’i lutet Allahut që t’ia pranojë agjërimin, leximin e Kuranit dhe të gjitha adhurimet e tjera.

Shejkh Uthman el Khamis.
Maj, 2016.

You may also like...