займы онлайн

Prej dobive te meditimit ne Kuran gjate Ramazanit.

Dikush pyet: Kam lexuar ne Kuran ne disa ajete se Allahu kur do te bëhet diçka i thotë: Bëhu dhe ajo bëhet. Kurse në një ajet tjetër thotë se e ka krijuar qiellin dhe tokën për kaq ditë dhe nuk ndjemë lodhje. Çfarë nënkupton caktimi i ditëve nëse Allahut i mjafton fjala [Bëhu]?

Përgjigjja: Allahut i mjafton urdhri me fjalën [Bëhu] dhe ajo gjë bëhet, mirëpo fakti që krijimi i qiellit dhe i tokës ka marrë gjashtë ditë dhe e shtata lartësimi mbi arsh ka një urtësi dhe kjo urtësi është që njerëzit të njohin ndarjen e kohës. Kështu që nga koha e krijimit e deri sot njerëzit e ndajnë kohën në shtatë ditë dmth: shtatë ditët e javës. Sheikh el-Islam ibn Tejmije thotë: “Koha ndahet në: ditë, javë, muaj dhe vit. Për sa i përket ditës ajo dallohet me anë të shikimit, po kështu edhe muaji edhe viti me anë të numërimit në kalendarin hënor dhe me anë të shikimit në kalendarin diellor. Ndërsa për sa i përket javës nuk mund ti vihet ndonjë kufi as me anë të shqisave dhe as logjikës por kjo është njohur nga lajmet e profetëve se Allahu e ka krijuar botën në gjashtë ditë pastaj u lartësua mbi arsh, prandaj dhe Allahu i ka bërë çdo ymeti një ditë ku të mblidhen për të adhuruar Allahun një dhe të jetë kjo gjë shkak për regjistrimin e javës ”.

Dr Abdullah Nabolli

You may also like...