Pergatitu per Ramazanin

Ramazani…! E cfare dime per Ramazanin?

►Kur duhet ta bej nijetin per agjerim?
Trasmetohet nga nena e besimtareve Hafsa radiAllahu anha se Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thoshte: “Kush nuk e ben nijetin per agjerim gjate nates (para agimit) nuk ka agjerim per te.” Sahih Sunen Ebi Daud nr.219

►A duhet te ha syfyr?
Trasmetohet nga Enesi radiAllahu anhu se Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thene: “Hani syfyr se ne te ka begati.” Trasmeton Bukhariu nr.1923

►Kur duhet ta filloj agjerimin?
Agjerimi fillon kur hyn agimi. Allahu thote: “Hani e pini derisa te dallohet peri i bardhe (drita) nga peri i zi (erresira).” [Bekare, 187]

►A me pergjigjet duaja kur jam agjerueshem?
Sehl ibn Sead trasmeton se Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thene: “Tre dua nuk refuzohen: duaja e prindit per femijen e tij, duaja e njeriut qe po agjeron, duaja e udhetarit” Silsiletu es-Sahiha e Imam Albanit nr.1797

►Kur duhet ta prish agjerimin (te ha iftar)?
Sehl ibn Sead trasmeton se Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thene: “Do te vazhdojne njerezit te jene ne hajr perderisa shpejtojne iftarin” Trasmeton Bukhariu nr.1856. Agjerimi prishet menjehere sa dielli perendon.

►Me cfare ta prish agjerimin (te bej iftar)?
Enes ibn Malik radiAllahu anhu ka thene: “Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem prishte agjerimin me hurma te buta para se te falej, e nese nuk kishte te tilla atehere me hurma te thata e nese nuk kishte atehere me pak uje.” El-Irua e Imam Albanit 4/45

►Cfare thuhet kur prishet agjerimi (kur ben iftar)?
Abdullah ibn Umer ka thene: “Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka kur prishte agjerimin thoshte: Dhehebe edh-dhameu ueb teletil urruuku ue thebete el-exhrru in shee Allah (Iku etja, u lagen damaret dhe u arrit shperblimi in shaa Allah)” El-Irua 4/39Pwe

You may also like...