Njeriu që kryen mardhënie intime kur është agjërueshem

Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: Ndërsa ishim të ulur tek i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!), aty erdhi një burrë dhe tha: O i Dërguari i Allahut! Unë u shkatërrova (mora fund).
– Ç’të ka shkatërruar? –Tha ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!).
– Kam bërë marrëdhënie me gruan time në Ramazan.
– A ke mundësi që ta lirosh një rob?
– “Jo”.
– A je në gjendje që të agjërosh dy muaj rresht?
– “Jo”.
– A je në gjendje të ushqesh gjashtëdhjetë të varfër?
– “Jo”.
– Ulu këtu.
Ai u ul. Më pas, dikush i solli të Dërguarit (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) një shportë me hurma. Pejgamberi (alejhi selam) i tha (burrit që kishte kryer marrëdhënie në Ramazan): Jepe lëmoshë këtë.
– Nuk ka asnjë më të varfër se unë në mes këtyre dy maleve, -tha ai.
– Ai (transmetuesi) tha: Atëherë i Dërguari (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) qeshi sa iu dukën dhëmballët dhe tha: “Shko dhe ushqeje familjen tënde me to.”
E transmeton Buhariu (1936), Muslimi (1111)

You may also like...