займы онлайн

Llojet e agjërimit

Ka agjërim që është detyrë dhe ka agjërim që nuk është detyrë por vullnetar.

Agjërimi që është detyrë ndahet në dy llojesh:

1.Agjërim që Allahu ia ka bërë detyrë njeriut drejtpërdrejtë dhe ky është agjërimi i muajit të Ramazanit.

2.Agjërimi në të cilin vetë njeriu bëhet shkak për t’ia obliguar vetvetes. (Pra, vendimi për obligimin e këtij agjërimi ëshë patjetër nga Allahu, por Allahu e ka kushtëzuar këtë me veprimin e diçkaje të caktuar nga personi e cila bëhet shkak për obligimin e këtij agjërimi në formë shlyerje për atë gjynah ose në shkëmbim të një detyrimi tjetër.)

Lloji i dytë ndahet në disa nënlloje:

  • Agjërimi i zotimit.
  • Agjërimi i kefareteve (për shlyerjen e gjynahut si pasojë e rënies në gabime të caktuara).
  • Agjërimi në këmbim të kurbanit në haxh (për atë që nuk ka mundësi ekonomike të blejë kurbanin).
  • Agjërimi si kompesimpër veprimin e diçkaje të ndaluar në haxh. (Haxhiu e ka të ndaluar veshjen e rrobave dhe mbulimin e kokës, nëse ndosh që vesh ndonjë rrobë ose mbulon kokën me dashje dhe vetëdije i bëhet detyrë kompesimi i cili është: prerja e një qingji ose ushqimi i gjashtë të varfërve ose agjërimi i tre ditëve).
  • Agjërimi si kompesim për vrasjen e gjahut (në kohë të ndaluar apo vend të ndaluar).

Agjërimi vullnetar është: çdo agjërim të cilin Allahu e ka preferuar veprimin e tij (nga njeriu), por jo në formë obligative. Ky është disa llojesh:

  • Agjërimi i të hënës dhe të enjtes.
  • Agjërimi i tre ditëve të bardha (13-14-15) të çdo muaji (hënor).
  • Agjërimi i ditës Ashura.
  • Agjërimi i ditës së Arafatit.
  • Agjërimi sipas agjërimit të Daudit (alejhi selam).
  • Agjërimi i të riut i cili ka epsh por nuk ka mundësi të martohet.

“Mendimi më i zgjedhur në lidhje me disa çështje të agjërimit” Shejkh Muhamed Ibn Umer Bazmul (Allahu e ruajt)

You may also like...