Kur bëhet agjërimi i pavlefshëm

Edhe barku edhe gjymtyrët duhet të agjërojnë. Barku duhet ti shmanget ushqimit, pijeve dhe epsheve, ndërsa pjesët e trupit dhe gjuha duhet ti shmangen shikimeve të ndaluar dhe të dëgjuarit haram. Ky është agjërimi i vërtetë. Agjërimi i vërtetë është një agjërim i brendshëm dhe i jashtëm. Barku duhet të agjërojë dhe pjesët e trupit duhet të agjëorjnë dhe duhet ti shmangen çdo gjëjë që Allahu e ka ndaluar.

Ai që i shmanget vetëm ushqimit, pijeve dhe epsheve, pa iu larguar përgojimit, shpifjes, gënjeshtrës, shikimeve të ndaluara, të dëgjuarit të ndaluar dhe të pakuptimta, gjërave të pa hijshëm, gënjeshtrave, fyerjeve, ofendimeve, këngëve dhe muzikës dhe shimit të serialeve të mjerueshëm dhe komike dhe gjëra të tjera që shfaqet në televizion që ngjallin zemërimin e Allahut, ky person në fakt nuk agjëron fare. Edhe pse barku dhe organi i tij agjërojnë ai nuk shpërblehet për agjërimin. Ai vetëm se e lodhë veten e tij:

”Allahu nuk ka nevojë që një person të braktis ngrënien e ushqimit dhe pijeve nëse ai nuk e braktis gënjeshtrën dhe vepron sipas saj dhe mëkatet.”

Agjërimi pra duhet të jetë i brendshëm dhe i jashtëm, dhe nënkupton një largim nga gjërat e ligjshme dhe të paligjshme. Përndryshe ky nuk është fare një agjërim që është shkak që Allahu ta shpërblej agjëruesin.

Salih bin Feuzan el-Feuzan
p.m.

You may also like...