Islami feja e profeteve

Islami feja e profeteve

Feja Islame është fe e natyrshmërisë së njeriut, në të cilën Allahu i ka krijuar njerëzit. Islami është thirrja që Pejgamberët kanë bërë më parë, çdo Pejgamber e thërriste popullin e tij që të ishin muslimanë të denjë, ashtu siç ka treguar Allahu i Lartësuar në Librin e Tij Madhështor për babanë e
Pejgamberëve: Ibrahimin (Paqja e Allahut qoftë mbi të!): “E kush largohet prej fesë së Ibrahimit përveç atij që e poshtëron vetveten. Ne atë e bëmë të zgjedhur në këtë botë, kurse në botën tjetër ai është njëri prej të lartëve. Kur Zoti i vet atij i tha: “Dorëzohu”! Ai tha: “Iu kam dorëzuar Zotit të gjithësisë”! E Ibrahimi i porositi bijtë e tij me këtë (fe), e edhe Jakubi. (u thanë) “O bijtë e mi, Allahu ua zgjodhi fenë (islame) juve, pra mos vdisni ndryshe, por vetëm duke qenë muslimanë”! [Bekare: 130-132].

Shejh Abdulaziz bin Baz
Allahu e meshirofte

You may also like...