Grada e larte qe ka agjerimi tek Allahu dhe nje nga 5 shtyllat e Islamit

AGJЁRIMI ЁSHTЁ NJË NGA SHTYLLAT E ISLAMIT

Nga Ibn Omeri (Allahu qoftё i kёnaqur me ta!) përcillet se Pejgamberi (a.s.) ka thёnё: “Islami ёshtё ndёrtuar mbi pesë shtylla: Dёshmia se nuk ka tё adhuruar tjetёr me tё drejtё pёrveç Allahut dhe se Muhamedi (a.s.) ёshtё rob dhe i dёrguari i tij, falja e namazit, dhёnia e zekatit, haxhi dhe agjёrimi i ramazanit”.[1]

Ebu Xhumrah Nasr Ibn Imrani (r.a.) rrëfen: “Si pёrkthyes i Ibn Abasit, e kam dëgjuar atë të thotë njëherë: “Kur erdhi delegacioni i Abdul Kajsit, Pejgamberi (a.s.) pyeti? “Nga vjen ky delegacion?” – “Nga fisi Rebia” – i thanë. Atëherë, Pejgamberi (a.s.) tha: “Mirё se të vijë delegacioni ose fisi që nuk do tu shkelet krenaria e nuk do të dëshpërohen për zgjedhjen e tyre[2]!” Delegatët i thanё: “Ne vijmё nga një udhëtim i largët. Në rrugën mes nesh dhe jush gjendet fisi jobesimtar i Mudarit, prandaj mund tё vijmё këtu vetёm nё një muaj të shenjtё. Na trego se cilat janë detyrat tona, qё t’ua përcjellim edhe njerëzve që kemi lënë atje, dhe kështu të futemi nё Xhenet.” Profeti (a.s.) u përcolli katër urdhëresa. Së pari, ai (a.s.) i urdhëroi që ta besonin Zotin si një të vetёm. Profeti (a.s.) i pyeti: “A e dini se ç’do të thotë ta besoni Allahun si një të vetёm?” Ata thanё: “Allahu dhe i Dёrguari i tij e dinё mё sё miri!” Profeti (a.s.) tha: “Të dëshmosh se nuk ka tё adhuruar tjetёr me tё drejtё pёrveç Allahut dhe se Muhamedi (a.s.) ёshtё rob dhe i dёrguari i Tij, të falësh namazin, të japësh zekatin, të agjёrosh ramazanin dhe tё jepni njё tё pestёn e plaçkës së luftёs.” Pastaj u tha: “Mbajini mend këto dhe përcilluani atyre që përfaqësoni!”.[3]

Mësime dhe dispozita[4]

1- Nё hadithet më lart tregohet kuptimi i imanit dhe i islamit. Imani ёshtё pohimi i brendshёm, pranimi me zemër, ndёrsa islami ёshtё nёnshtrimi i jashtёm, me vepra. Kështu shpjegohen këta terma nёse përmenden së bashku nё njё tekst. Nёse pёrmenden veçmas nё tekste tё ndryshme, atëherë koncepti ‘iman’ bart në vetvete edhe kuptimin e ‘islamit’ ose anasjelltas.

2- Me pohimin e shehadetit njeriu bëhet musliman. Islami ka shtyllë kryesore shehadetin, të cilin e shoqërojnë namazi, zekati, agjёrimi dhe haxhi, si adhurimet mё tё mёdha dhe më tё dukshme tё kësaj feje.

3- Braktisja e pesё shtyllave tё Islamit ose e ndonjërës prej tyre tregon mosdorёzim dhe mosnënshtrim ndaj Allahut tё Lartёsuar.

4- Renditja e agjërimit të ramazanit ndër shtyllat kryesore të fesë Islame dëshmon për vlerёn dhe gradёn e tij tё lartё tek Allahu.

5- Mёsimi i rregullave të rëndësishme tё fesё, siç janё urdhëresat ose ndalesat, është detyrë e domosdoshme e muslimanit që më pas ai të punojë sipas tyre e t’ua përcjellë të tjerëve. Kjo përftohet nga thënia e Pejgamberit (a.s.): “Mbajini mend këto dhe përcilluani atyre që përfaqësoni!”.

[1] Buhariu dhe Muslimi (16).

[2] Ngaqë nxituan dhe nuk u vonuan të përqafonin islamin (Sh.p).

[3] Buhariu (87) dhe Muslimi (17).

[4] Shiko: Shpjёgimi i Neveviut mbi Muslimin (1/148).

Titulli i Librit: Mësime të zgjedhura për ramazanin
Autori: Ibrahim Ibn Muhamed el Hukajl

You may also like...