Erdhi Ramazani, ky muaj i begatë!

I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) i përgëzonte shokët e tij duke thënë: “Ju erdhi Ramazani, një muaj i bereqetshëm. Allahu i Madhërishëm ua ka bërë obligim agjërimin e tij. Në të hapen dyert e qiellit, mbyllen dyert e Xhehenemit dhe prangosen shejtanët kryeneçë. Në të është një natë me e mirë se njëmijë muaj; kush privohet prej saj, privohet nga çdo e mirë.”
(Sahih Sunen En-Nesaij, 1992)

Imam ibn Rexhebi (Allahu e mëshiroftë!) shkruan: “Si të mos i gëzohet besimtari hapjes së dyerve të Xhenetit?! Si të mos i gëzohet mëkatari mbylljes së dyerve të Zjarrit?! Si të mos i gëzohet i mençuri kohës gjatë së cilës prangosen shejtanët?! Cila është ajo kohë që i ngjason kësaj kohe (të Ramazanit)?!”
(Letaif El-Me’arif, 279)

You may also like...