8 mënyra se si ta presësh Ramazanin

Si ta presim ramazanin
1. Me pendim, teube, në mënyrë që zemrat tona të jenë të pastra nga gjynahet dhe efektet e tyre kur të hyjë ky muaj, pra t’i kërkojmë falje Allahut dhe t’i kërkojmë hallallin kujt i kemi bërë padrejtësi prej njerëzve.

2. Me lutje, pra ta lusim Allahun që të na mundësojë agjërimin dhe adhurimin në këtë muaj me besim dhe shpresë në shpërblimin e Tij.

3. Me leximin e Kuranit, pra që tani t’i përgatisim vetvetet tona me dëshirë për leximin e Kuranit.

4. Me agjërim, sepse Profeti alejhi selam agjëronte shumë ditë nga muaji shaban.

5. Me gëzim, sepse ky është muaji i mirësivë më të mëdha në krahasim me muajt e tjerë të vitit.

6. Me lexim rreth vlerës së këtij muaji dhe rregullave të agjërimit.

7. Me biseda rreth këtij muaji në ambjentin familjar apo më gjerë.

8. Me sa më pak angazhime që na pengojnë nga kryerja e sa më shumë adhurimeve në këtë muaj, pra muslimani duhet të planifikojë aktivietet e tij në mënyrë që gjatë ramazanit të jetë sa më i lirshëm për adhurimin e Allahut.

You may also like...