7 veprat që i lejohen agjëruesit.

0
283

1-   Përdorimi i misvakut gjatë gjithë ditës. Duhet thënë se imam Ahmedi e ka konsideruar mekruh për agjëruesin përdorimin e misvakut pasdite.

2-   Freskimi me ujë nga i nxehti i madh, duke hedhur ujë mbi trup apo edhe duke u zhytur në të.

3-   Të ngrënit, të pirit dhe marrëdhëniet intime natën, derisa të sigurohesh për daljen e agimit.

4-   Udhëtimi për nevoja të lejuara, edhe nëse e di se udhëtimi do të të detyrojë të prishësh agjërimin.

5-   Kurimi me çdo ilaç të lejuar, prej të cilit nuk arrin asgjë në fyt. Këtu hyn edhe përdorimi i gjilpërave jo ushqyese

6-    Përtypja e ushqimit për një fëmijë të vogël, kur nuk gjen njeri tjetër ta bëjë këtë, me kusht që ushqimi të mos kalojë në fyt.

7-    Parfumosja. Nuk ka argument për ndalimin e kësaj.

SHKEPUTUR NGA LIBRI “MINHAXH EL MUSLIM”
AUTOR EBU BEKER EL XHEZAIRI

xhamiambret.com