19 Rregulla per gruan ne Ramazan

gruaja ne islam

1. Agjërimi është adhurimi i Allahut me lënien e ushqimit nga lindja e agimit deri në perëndimin e diellit.

2. Agjërimi i muajit të Ramazanit është shtyllë nga shtyllat e Islamit, kush e mohon atë ai ka mohuar dhe ka dalë nga Islami.

3. Detyrohet agjërimi për çdo muslimane që ka arritur pjekurinë, që është e logjikshme, vendase (që s’është në udhëtim), e shëndetshme (jo e sëmurë), e pastër (nga menstruacioni dhe lehonia).

4. Arrin gruaja pjekurinë me ardhjen e një prej këtyre shenjave:

a) T’i plotësojë pesëmbëdhjetë vjeçe;

b) Shfaqja e qimeve në sqetulla dhe organ;

c) Dalja e sekrecionit të orgazmës;

d) Ardhja e menstruacionit dhe shtatzënia.

Kur të shfaqet një prej këtyre katër shenjave asaj i bëhet detyrë agjërimi.

5. Nëse i vjen një vajze një prej këtyre shenjave gjatë ditës e ka detyrë agjërimin e pjesës së mbetur nga dita, sepse ajo u bë prej atyre që e kanë obligim agjërimin dhe nuk i kërkohet shlyerja e asaj që i ka kaluar nga muaji.

6. Ajo që është me menstruacione apo me lehoni e ndalon agjërimin dhe e shlyen atë dhe nuk lejohet që ajo të agjërojë.

7. Ajo që është me menstruacione dhe lehona kanë të njëjtin gjykim, sepse gjaku i lehonisë është i njëjtë si gjaku i menstruacionit, gjykimi i tyre është i njëjtë, gruaja që është agjërueshëm nëse e sheh këtë gjak (të menstruacionit ose të lehonisë) në një pjesë të ditës i prishet agjërimi i kësaj dite, sidoqoftë e gjeti në fillim të saj apo në fund, edhe sikur të jetë afër me perëndimin e diellit. I detyrohet asaj kompensimi i kësaj dite.

8. Nëse pastrohet gruaja nga menstruacioni ose lehonia gjatë ditës, nuk i detyrohet asaj agjërimi i pjesës së mbetur nga dita sipas mendimit më të saktë të dijetarëve.

9. Gruaja me menstruacione nëse shikon shenjën e bardhë (shenja e bardhë është lëng që e nxjerr mitra pasi mbaron menstruacioni) mëson se ajo është pastruar, kështu që bën nijet që në darkë se do të agjërojë, por nëse nuk ka shenjë pastrimi merr një copë pambuku ose diçka të ngjashme me të dhe e vendos në brendësi të organit nëse del i pastër agjëron, por nëse i kthehet gjaku i mestruacionit e ndalon atë.

10. Më mirë për gruan është që të qëndrojë në natyrshmërinë e saj dhe të mos përdorë ç’ka e pengon menstruacionin edhe për shkak të adhurimit.

11. Nëse pastrohet lehona përpara dyzet ditëve vazhdon agjërimin dhe lahet për namaz, por nëse i kalon dyzet ditët, bënë nijet agjërim dhe lahet dhe e konsideron atë (gjakun) istihada (gjak që del si shkak i plagëve dhe që nuk e pengon gruan nga adhurimet) vetëm nëse koha i korrespondon me kohën e menstruacionit të saj të zakonshëm. Atëherë ai është menstruacion dhe kështu ajo nuk agjëron.

12. Dalja e gjakut të istihadës nga gruaja nuk e prish agjërimin, agjërimi i saj është i saktë me daljen e tij, sikurse nuk ndalon nga namazi, tavafi, burrin ndaj saj, sepse s’ka përcaktim për të dhe ai është i vazhdueshëm. Ai është gjak që del për shkak të plagëve dhe hemorragjive.

13. Nëse gruaja e pastër ndjen se po i vjen menstruacioni ose ndjen dhimbjet e tij dhe ajo është agjërueshëm por nuk i del gjë (gjak) vetëm se mbas perëndimit të diellit atëherë agjërimi i saj është i saktë.

14. Nëse një grua është shtatzënë dhe del prej saj gjak dhe ajo është zgjerueshëm, atëherë agjërimi i saj është i saktë sepse ai s’është gjak menstruacioni, sipas mendimit më të saktë të dijetarëve.

15. Nëse lind (ose agon) agimi dhe ajo është me menstruacion nuk i quhet asaj agjërimi i kësaj dite edhe nëse pastrohet mbas agimit të sabahut për një moment.

16. Shtatzëna dhe ajo që ka foshnje në gji nëse e prishin agjërimin në Ramazan sidoqoftë frikë për veten e tyre apo për fëmijën nga agjërimi i Ramazanit për to është vetëm zëvendësimi (pra vetëm agjërimi i ditëve të lëna).

17. Ato çka e prishin agjërimin janë tetë:

a) marrëdhëniet seksuale;

b) dalja e sekrecionit të orgazmës për shkak të ledhatimit apo puthjes;

c) çdo gjë që konsiderohet ushqyese. si p.sh: gjilpërat ushqyese ose marrja e gjakut, sorumet;

d) nxjerrja e gjakut me hixhame ose pastrim gjaku;

e) e vjella me provokim (me dashje);

f) ardhja e menstruacionit ose lehonisë;

g) braktisja e fesë (dalja prej saj).

18.Kush dëshiron të kryej marrëdhënie me gruan e tij dhe ata janë agjërueshëm, ajo duhet ta ndalojë atë, nëse e detyron atë me forcë agjërimi i saj është i saktë dhe nuk i detyrohet asaj zëvendësimi me ditë tjetër apo shlyerja.

19. Por nëse ajo vepron si shkak i bindjes së bashkëshortit për të detyrohet agjërimi dhe shlyerja.

Bledar Haxhiu

You may also like...